"Gjermania duhet t'i ketë parasysh viktimat e saj në Luftën e Dytë Botërore, por asnjëherë nuk duhet ta shohë veten si viktimë të atij konflikti", ka thënë kryeministri britanik, Tony Blair. Ai i deklaroi gazetës gjermane "Bild" se Gjermania ishte përgjegjëse për shpërthimin e Luftës, dhe se tash "të gjithë ne duhet të jetojmë me pasojat" e saj.
Blair tha se Evropa nuk duhet të harrojë se krimet kundër njerëzimit mund të shfaqen edhe në vende tjera të botës.
Blair tha se Evropa nuk duhet të harrojë se krimet kundër njerëzimit mund të shfaqen edhe në vende tjera të botës.