Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri izraelit Ariel Sharon tha se do të shtyjë tërheqjen nga Rripi i Gazës deri në mesin e gushtit. Ai tha se ka dashur të shmangë ndonjë përleshje gjatë periudhës tradicionale hebreje të vajtimit dhe se tërheqja do të fillojë nga mesi i gushtit.
Në anën tjetër, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, u zotua sot se ndërmjetësuesit ndërkombëtarë do t'i intensifikojnë përpjekjet për një marrëveshje ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve. Ajo dhe përfaqësuesit nga Rusia, Bashkimi Evropian e OKB-ja, janë mbledhur sot në Moskë, për të theksuar angazhimin e tyre për avansimin e procesit të paqes në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG