Ndërlidhjet

BAGDAD


Të paktën 10 njerëz e kanë humbur jetën dhe 16 janë plagosur nga shpërthimi i një automjeti bombë në qendër të Bagdadit.
Ministria e brendshme tha se sulmuesi vetëvrasës e ka aktivizuar eksplozivin në çastin kur aty kalonte një autokolonë ushtarake amerikane.
Ndërkohë, qeveria e Australisë tha se nuk ka informata të reja për fatin e pengut australian të rrëmbyer në Irak.
Qeveria e Australisë e ka hedhur poshtë çdo mundësi të tërheqjes së trupave nga Iraku, që militantët e kishin kërkuar si kusht për lirimin e 63-vjeçarit Douglas Wood.
XS
SM
MD
LG