Ndërlidhjet

BAGDAD


Asambleja e Përgjithshme e Irakut ka ngritur komisionin 55-anëtarësh që do merret me hartimin e projekt kushtetutës. Projekt-kushtetuta duhet të miratohet me referendum deri më 15 tetorin e ardhshëm. Lidhur me zhvillimet e sigurisë nga dy shpërthime të automjeteve-bombë në Bagdad kanë humbur jetën së paku shtatë persona dhe janë plagosur rreth 19 të tjerë. Po sot është rrëmbyer guvernatori i rajonit të Anbarit, derisa forcat e koalicionit kanë vazhduar sulmet nga ajri kundër militantëve në kufirin me Sirinë.
XS
SM
MD
LG