Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi amerikan janë evakuuar gjatë ditës kur një aeroplan i pautorizuar kishte hyrë në hapësirën e ndaluar ajrore rreth këtyre institucioneve. Edhe një numër ndërtesash qeveritare si Departamenti i Thesarit dhe Gjykata e Lartë kanë urdhëruar vendosjen e punonjësve të tyre në vende më të sigurta.
Në kohën e incidentit presidenti Bush nuk gjendej në Shtëpinë e Bardhë.
"Aeroplani i tipit Cessna, i vogël me një motor, kishte hyrë në hapësirën ajrore të ndaluar mbi Shtëpinë e Bardhë. Piloti nuk po i përgjigjej përpjekjeve për komunikim, kështu që niveli i sigurisë u ngrit në shkallën më të lartë. Por aeroplani më pas ka vazhduar fluturimin jashtë këtij territori, derisa tani gjithçka është në rregull", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
Si rezultat i këtyre zhvillimeve në Uashington ishte gjendje e lartë sigurie, kur dihet se Penatgoni ka qenë cak i sulmeve terroriste të 11 Shtatorit.
XS
SM
MD
LG