Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian njoftoi sot se ka ndarë 340 milionë euro ndihmë për Afganistanin. Presidenti afgan Hamit Karzai tha se gjatë këtij vitit, prodhimi i heroinës në Afganistan do të zvogëlohet në masën 30 për qind. Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit me kreun e Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso. Zoti Barroso tha ndërkaq, se BE-ja do vazhdojë t'i mbështesë projektet për bujqit afganë, në mënyrë që ata të heqin dorë nga kultivimi i bimëve narkotike. "Nuk do të ketë zgjidhje të menjëhershme të problemit me prodhimin e bimëve narkotike. Duhet të jemi këmbëngulës dhe të duruar. Jemi të vendosur që të vazhdojmë mbështetjen për zhvillimin e bujqësisë afgane, si një mënyrë për t'u përballur me sfidën e narkotikëve", tha Barroso.
XS
SM
MD
LG