Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, bëri thirrje për qetësi, pas trazirave të ditëve të fundit në Afganistan, që u shkaktuan nga raportet për kinse fyerjen e Kur'anit nga ana e trupave amerikane. Autoritetet afgane kanë njoftuar për të paktën 3 të vrarë në jugperëndim të Jalalabadit, derisa një ditë më parë, 4 të tjerë janë vrarë dhe 70 janë plagosur, në Jalalabad. Trazirat u shkaktuan nga raporti i një reviste ku thuhej se hetuesit amerikanë në burgun e Guantanamos, e kanë poshtëruar Kur'anin. Rice ka thënë se mosrespektimi i Kur'anit nuk do të tolerohet nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG