Ndërlidhjet

ANDIJAN


Zyrtarët e Uzbekistanit dhe protestuesit kanë filluar bisedime në qytetin lindor Andijan, ku sipas qeverisë, 9 njerëz janë vrarë gjatë trazirave që shpërthyen pas sulmit në burgun e qytetit. Sharipjon Shakirov, një nga protestuesit, i tha Radios Evropa e Lirë, se po vazhdojnë bisedimet me ministrin e brendshëm uzbek. "Po ata po bisedojnë. Ministri Almatov po flet në emër të presidentit. Nga ana jonë, Parpijev Qobiljon po flet me ta", tha Shakirov.
Protestuesit kanë thënë më herët se po i mbajnë peng disa policë dhe dëshirojnë që Rusia të ndërmjetësojë në këtë çështje.
Problemet filluan pasi një grup njerëzish të armatosur kanë sulmuar gjatë natës burgun dhe kanë liruar qindra të burgosur. Është raportuar se mijëra njerëz po protestojnë në qendër të qytetit, duke bërë thirrje për drejtësi dhe liri.
XS
SM
MD
LG