Ndërlidhjet

PARIS


Drejtori i përgjithshëm i Uneskos, Koichiro Macura ka ftuar sot vendet, fonadacionet dhe donatorët privatë që të ndihmojnë në ripërtritjen e trashëgimisë kulturore në Kosovë, në mënyrë që ajo të ruhet për gjeneratat e ardhshme. Këtë ftesë, zoti Macura e bëri në hapje të Konferencës së parë donatore ndërkombëtare, që Uneskoja e organizoi në Paris. Kryeadministratori i Kosovës, Soren Jessen-Petersen, që mori pjesë në këtë konferencë, tha se "Kosova po lëvizë kah pajtimi multietnik dhe se ruajtja e trashëgimisë së saj kulturore është pjesë e këtij procesi". Zoti Petersen mëtutje tha se "përmendoret në Kosovë janë trashëgimi jo vetëm e Kosovës por edhe e Evropës dhe e botës".
XS
SM
MD
LG