Ndërlidhjet

ANDIJAN, UZBEKISTAN


Zyrtarë të Uzbekistanit dhe protestuesit i kanë filluar bisedimet në qytetin lindor, Andijan ku, siç ka kumtuar qeveria, nëntë njerëz janë vrarë në trazira. Disa përfaqësues të protestuesve, më herët, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ata po mbanin peng një numër të policëve dhe se dëshironin që Rusia të ndërmjetësoj në këtë krizë. Kjo krizë filloi pasi shumë persona, gjatë natës, kishin depërtuar në një burg duke liruar qindra të burgosur. Kjo nxiti shkëmbim zjarri me rojat e burgut dhe me forcat e policisë. Është raportuar se mijëra protestues kanë mbetur në qendër të qytetit. Disa prej tyre kanë kërkuar edhe dorëheqjen e presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov. Qeveria i ka shtuar masat e sigurisë në qytet.
XS
SM
MD
LG