Ndërlidhjet

BAGDAD


Mijëra veta janë larguar si pasojë e përleshjeve ndërmjet trupave amerikane dhe kryengritësve në Irakun perëndimor.
Zëdhënësi i Gjysëm Hënës së Kuqe i tha agjencisë France Presse se rreth 350 familje janë zhvendosur nga qyteti Qaim afër kufirit me Sirinë.
Ushtria amerikane të hënën e filloi operacionin Matador, si përgjigje ndaj sulmeve të shpeshtuara të kryengritësve në javët e fundit.
Prej formimit të qeverisë irakiane në 28 prill, nga sulmet e kryengritësve kanë humbur jetën mbi 400 njerëz.
XS
SM
MD
LG