Ndërlidhjet

SEUL


Koreja e Veriut, e cila i ka refuzuar bisedimet 6-palëshe për programin e saj bërthamor, sot ka propozuar negociata dypalëshe për normalizimin e marrëdhënieve me Korenë e Jugut.
Pheniani i ka dërguar një telegram Seulit, duke thënë se të hënën dhe të martën, mund të mbahet një takim pune në qytetin kufitar verikorean Kaesong.
Dy Koretë teknikisht janë në gjendje lufte prej përfundimit të luftës në vitin 1953.
XS
SM
MD
LG