Ndërlidhjet

BAGDAD


Autoritetet e Irakut sot kanë thënë se i kanë gjetur trupat e pajetë të 13 personave që ishin vrarë dhe ishin lënë në një paralagje të Bagdadit. Oficeri policor, Shaker Wadi al-Maliki ka thënë se, dukej se, njerëzit ishin të moshës 20 vjeçare dhe të veshur me rroba civile. Ministria e mbrotjes e Irakut ka kumtuar se, në qytetin perëndimor Ramadi, janë gjetur edhe trupat e pajetë të 10 ushtarëve irakianë. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka kumtuar se me sukses e ka përfunduar ofensivën kundër kryengritësve në Irakun perëndimor, afër kufirit me Sirinë. Në këtë kumtesë, mëtutje thuhet se së paku 125 kryengritës janë vrarë. Janë arrestuar afro 40 kryengritës. Gjatë këtij operacioni janë vrarë 9 pjesëtarë të ushtrisë amerikane, ndërsa afro 40 janë plagosur.
XS
SM
MD
LG