Ndërlidhjet

FERGANA/UZBEKISTAN


Sot nuk është raportuar për dhunë në qytetin Andijan, ku gjatë dy ditëve të kaluara u vranë dhjetëra njerëz në përleshjet ndërmjet trupave qeveritare dhe demonstruesve. Aktualisht trupat po patrullojnë në qytet.
Udhëheqësja e organizatës joqeveritare "Animakor", Gulbahor Toraeva, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tha se i ka parë me sytë e saj kufomat e rreth 500 të vrarëve, ndërkohë që qeveria deklaroi se kanë vdekur 30 veta. "Të shtunën, unë personalisht shkova tek Shkolla numër 15 në Andijan dhe i pashë trupat e grumbulluar aty. I pashë me sytë e mi. Ishin rreth 500 trupa ose më shumë", tha Toraeva.
Ndërkohë, në qytetin Karusu është rihapur kufiri me Kirgizinë, kurse korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, njoftoi se mijëra uzbekë po presin për të kaluar në Kirgizi.
XS
SM
MD
LG