Ndërlidhjet

SEUL


Koreja e Jugut tha se bisedimet dypalëshe me Korenë e Veriut janë vendimtare për shpresat që Veriu të kthehet në bisedimet gjashtë palëshe. Zëdhënësi i presidencës, Kim Man-Soo, tha se bisedimet dypalëshe të javës së ardhshme, mund të ndihmojnë që Koreja e Veriut t'u kthehet negociatave të bllokuara bërthamore.
Çështja është bërë urgjente pas njoftimeve se Koreja komuniste po përgatitet të kryeje një test bërthamor.
Zyrtarë të lartë të dy Koreve do të takohen të hënën dhe të martën, në qytetin verikorean Kaesong.
XS
SM
MD
LG