Ndërlidhjet

TEHERAN


Parlamenti iranian miratoi një ligj, me të cilin i kërkohet qeverisë që të vazhdojë përdorimin paqësor të energjisë bërthamore, përfshirë edhe pasurimin e uraniumit. Kryenegociatori iranian për energjinë bërthamore, Hassan Rowhani, tha se janë për vazhdimin e negociatave, por konfirmoi gjithashtu se do të rifillojnë disa aktivitete bërthamore. "Nuk mund t'i vazhdojmë negociatat me Evropën pa rifillimin e disa aktiviteteve bërthamore. Ne jemi për bisedime dhe mund t'i vazhdojmë ato me muaj të tërë. Por nuk mund t'i vazhdojmë bisedimet pa rifillimin e disa aktiviteteve", tha Rowhani.
XS
SM
MD
LG