Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

TASHKENT


Ministri i brendshëm i Uzbekistanit, Zakir Almatov ka thënë sot se janë arrestuar 70 persona lidhur me dhunën që kishte përfshirë qytetin lindor, Andijan. Ai tha se në mesin e tyre ishin edhe organizatorët e sulmeve në stacionin e policisë dhe në njësitin ushtarak, që u bënë të premten e kaluar. Sulmuesit kishin marrë armatim dhe kishin liruar qindra të burgosur nga një burg i afërt. Dëshmitarët kanë thënë se më vonë trupat e Uzbekistanit kishin hapur zjarr kundër protestuesve në Andijan, që demonstronin kundër politikave të qeverisë. Vlerësohet se numri i të vrarëve mund të jetë nga 30 e deri në 500 vetë. Nga kjo dhunë shumë qytetarë të Uzbekistanit kanë shkuar në Kirgizinë fqinje.
XS
SM
MD
LG