Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

BISHKEK


Zyrtarë të Uzbekistanit dhe Kirgizisë biseduan sot për riatdhesimin e refugjatëve uzbekë që kaluan në Kirgizi pas trazirave të dhunshme në Andijan. Kreu i rojeve kufitare kirgize, Myrzakan Subanov, tha se kthimi i tyre do të bëhet sapo të normalizohet situata në Andijan. Të paktën disa qindra njerëz kanë ikur për në Kirgizi, pasi trupat uzbeke hapën zjarr ndaj demonstruesve në Andijan, të premten e kaluar.
Reporteri i Radios Evropa e Lirë, Andrei Babitsky ishte në Uzbekistan afër kufirit me Kirgizinë, dhe tha se Andijani është ende i mbyllur. "Qendra e qytetit është e bllokuar, aty janë vendosur trupat ushtarake, qyteti është i rrethuar, të gjitha hyrjet janë të mbyllura. Janë bërë arrestime masive. Veprimtarë të të drejtave të njeriut thonë se janë arrestuar rreth 1 mijë e 500 vetë", tha Babitsky.
XS
SM
MD
LG