Ndërlidhjet

KIEV


Kryeministrja ukrainase, Yulia Tymoshenko, tha se mungesa e karburanteve dhe ngritja e çmimeve të energjisë në vendin e saj, janë pasojë e "komplotit" të provokuar nga Rusia.
Tymoshenko tha se Rusia nuk është e kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve dhe i ka rritur çmimet deri në 30 përqind, për ta sabotuar Ukrainën. "Nuk ka arsye natyrore për këtë krizë. Kjo nuk është gjë tjetër pos komplot, një veprim sabotazhi", tha Tymoshenko.
Ajo u zotua për ndërhyrje me qëllim të kthimit të çmimeve në nivelet e mëparshme, por nuk dha detaje se çfarë masash do të ndërmerren.
Kompanitë ruse të naftës kontrollojnë shumicën e rafinerive dhe tregun në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG