Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një raport i publikuar mbrëmë vonë nga një Komitet i Senatit të Shteteve të Bashkuara, thotë se nafta me vlerë prej miliona dollarësh, në kuadër të programit të Kombeve të Bashkuara "Naftë për Ushqim", ka shkuar tek zyrtarët e lartë të Rusisë.
Në raport shkruan se këto sasi nafte ishin "kompensim për mbështetjen" në përpjekjet për tërheqjen e sanksioneve të OKB-së kundër regjimit të Saddam Husseinit. Raporti përmend Aleksander Voloshininin, ish-shef i kabinetit të presidentit Putin, dhe deputetin ultranacionalist, Vlladimir Zhirinovski, të kenë marrë sasi të mëdha parash nga Saddam Husseini.
XS
SM
MD
LG