Ndërlidhjet

KABUL


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai ka shprehur shqetësime lidhur me rrëmbimin e një punëtoreje humanitare italiane në Kabul, ka thënë sot zëdhënësi i tij, Jawed Ludin. Mëtutje zëdhënësi Ludin ka bërë të ditur se Ministria e brendshme e Afganistranit u ka tërhequr vërejtjen personave të jashtëm që të kenë kujdes në disa hapësira në Kabul. Italianja Clementina Cantoni, nga organizata CARE International, ishte rrëmbyer dje në Kabul nga disa persona të armatosur. Policia ka thënë se një grup kriminal ka marrë përgjegjësinë për këtë rrëmbim dhe se grupi thotë se do ta liroj zonjën Cantoni nëse policia liron liderin e burgosur të këtij grupi.
XS
SM
MD
LG