Ndërlidhjet

TIRANË


Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar nga partitë politike në Shqipëri që të mbahet ritmi i reformave në periudhën para zgjedhjeve parlamentare, të parapara për 3 korrik. Shefi i këtij misioni, Julio Escolano ka thënë sot, në një konferencë për gazetarë, se nga Partia Socialiste në pushtet dhe nga partia Demokratike opozitare është kërkuar që të mos e tejkalojnë deficitin e planifikuar buxhetor. Ky mision e përfundoi një qëndrim dyjavësh në Tiranë gjatë së cilit u analizua programi për reduktimin e varfërisë, i cili ka filluar në qershor të vitit 2002 dhe zgjatë deri në nëntor të këtij viti. Për këtë projekt Fondi Monetar Ndërkombëtar kishte dhënë 42,7 milionë dollarë.
XS
SM
MD
LG