Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

ISLAMABAD/KABUL


Pakistani sot ka hedhur poshtë kërkim faljen e revistës amerikane Newsweek për raportin se hetuesit e Shteteve të Bashkuara në burgun Guantanamo Bay në Kubë, kanë fyer Kuranin. Minsitri për informim i Pakistanit, Sheikh Rashid Ahmet ka thënë se kërkim falja dhe tërheqja e Newsweekut nga ky raport nuk mjafton. Raporti i botuar në këtë javore më 9 të këtij muaji ka shkaktuar protesta në vendet myslimane. Nga protestat dhe trazirat e këtilla në Afganistan u vranë 14 persona. Një zëdhënës qeveritar në Kabul ka thënë se revista Newsweek do të duhej të konsiderohej përgjegjës për dëmet e shkaktuara nga demonstratat e dhunshme anti amerikane.
XS
SM
MD
LG