Ndërlidhjet

LONDËR/TASHKENT


Në Londër dhe Almati sot janë mbajtur protesta kundër qeverisë së presidentit të Uzbekistanit, Islam Karimov dhe dhunës në Andijan. Zëdhënësi i lëvizjes islamike "Hizb ut-Tahrir", Imran Waheed, i tha Radios Evropa e Lirë se qindra muslimanë me përkatësi të ndryshme kombëtare u mblodhën sot para ambasadës së Uzbekistanit në Londër, për të kundërshtuar regjimin e Karimovit. "Ne po kërkojmë lirimin e të gjithë të burgosurve politikë dhe fundin e tiranisë së regjimit të Karimovit në Uzbekistan", tha Waheed.
Ndërkaq në Tashkent, ministri i brendshëm, Zaker Almatov, e ndryshoi sot numrin e viktimave në Andijan, duke thënë se janë vrarë 108 protestues dhe 32 ushtarë.
XS
SM
MD
LG