Ndërlidhjet

BAGDAD


Qeveritë e Irakut dhe Iranit janë shprehur të gatshme t'i përmirësojnë marrëdhëniet, pas shumë vitesh lufte dhe rivaliteti. Irani është zotuar se do t'i sigurojë kufijtë për të penguar hyrjen e militantëve në Irak.
Qëndrimet u deklaruan gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm, Kamal Kharrazi në Bagdad, i cili premtoi se Teherani nuk do të ndërhyjë në punët e brendshme të Irakut.
Homologu i tij irakian, Hoshyar Zebari, e mirëpriti ndihmën, duke thënë se kreu i Al Kaidës në Irak, Abu Musab al Zarqaëi, është armik i të dy vendeve.
XS
SM
MD
LG