Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Per Stig Moeller, do ta vizitojë sot Kosovën. Ai do të takohet me presidentin Ibrahim Rugova dhe kryeministrin Bajram Kosumi. Vizita në Prishtinë bëhet pas asaj në Beograd, ku Moeller tha se zgjidhja e statusit të ardhshëm të Kosovës duhet të pranohet, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia.
Danimarka këtë muaj e kryeson Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, i cili javën e ardhshme do të diskutojë për Kosovën.
XS
SM
MD
LG