Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryengritësit irakienë sot kanë vrarë të paktën 7 njerëz në qytetin verior Mosul, në përpjekje për të vrarë një politikan lokal sunit, i cili shpëtoi pa pasoja.
Më parë, në Bagdad u vra drejtori i përgjithshëm i Ministrisë irakiane të Naftës, Ali Hameed.
Po sot, policia irakiane tha se dy policë u vranë në Baquba, nga një bombë që ishte vendosur në rrugë.
Ndërkohë kryeministri Ibrahim al-Jaafari u ka bërë thirrje vendeve fqinje të pengojnë futjen e luftëtarëve të huaj në Irak.
XS
SM
MD
LG