Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen, më 27 maj në Nju Jork do t'i raportojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për një "progres të rëndësishëm" që është bërë në përmbushjen e standardeve gjatë tre muajve të fundit në Kosovë.
Duke bërë të ditur se e disponon raportin e kreut të administratës ndërkombëtare në Kosovë, agjencia Reuters shton se Jessen-Petersen do ta theksojë progresin e madh në planin e sigurisë dhe të drejtave të pakicave.
Në këtë kontekst, Jessen-Petersen do të raportojë për avansimin në lirinë e lëvizjes të pjesëtarëve të pakicave, shkallën më të ulët të krimeve ndëretnike, si dhe "pjekurinë e shtuar" që po e dëshmojnë institucionet e Kosovës.
XS
SM
MD
LG