Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush e ka theksuar progresin e Afganistanit në rrugën drejt demokracisë.
Në fjalimin javor të radios, presidenti Bush tha se fakti që Afganistani tash ka kushtetutë të re, president të zgjedhur, si dhe përgatitet për zgjedhjet parlamentare në shtator, është dëshmi për suksesin e vendit.
Në prag të vizitës së presidentit Hamid Kharzai në Uashington të hënën, Bush deklaroi:
"Ne i ndihmojmë qeverisë së zgjedhur të Afganistanit t'i konsolidojë të arriturat demokratike dhe të bëjë ndryshime reale. Vendi që njëherë e njohu terrorin e talibanëve, tash e shijon rilindjen e lirisë, dhe ne do t'ju ndihmojmë që t'ia dalin mbanë", tha presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG