Ndërlidhjet

LONDËR


Të dërguarit ndërkombëtarë janë tubuar sot në Londër për të shqyrtuar se çfarë progresi ka bërë Kosova drejt ndërtimit të demokracisë dhe mbrojtjes së minoriteteve. Mbledhjen e sotme të Grupit të Kontaktit, që mbahet nën dyer të mbyllura, Zyra e jashtme britanike e ka përshkruar si shqyrtim të gjendjes para takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 27 Maj për Kosovën. Në Grupin e Kontaktit bëjnë pjesë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkura, të Bashkimit Evropian, të Britanisë, të Francës, të Rusisë, Italisë dhe Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG