Ndërlidhjet

BERLIN


Pas disfatës së partisë së tij në zgjedhjet rajonale në Rhine-Westphalia, kancelari gjerman, Gerhard Schroeder tha se ky është një "rezultat i hidhur" dhe ka propozuar zgjedhje të parakohshme të përgjithshme federale. "Me një rezultat të hidhur zgjedhor për partinë time në Rhine-Westphalia, mbështetja politike për vazhdimin e reformatve tona është vënë në dyshim. Për këtë vazhdim, mendoj se është e domosdoshme mbështetja e qartë e të gjithë gjermanëve", tha kancelari Gerhard Schroeder. Sipas rezultateve zyrtare në zgjedhjet e djeshme rajonale, Partia Demo-kristiane fitoi 45%, ndërsa social demokratët e zotit Schroeder tubuan 37% të votave.
XS
SM
MD
LG