Ndërlidhjet

MOSKË


Agjencitë ruse të lajmeve raportojnë se sot ka filluar një ushtrim i përbashkët ushtarak Rusi - Shtetet e Bashkuara. Është bërë e ditur se këto ushtrime do të fokusohen në anti terrorizëm dhe në operacionet paqeruajtëse. Një zyrtar i lartë ushtarak i Rusisë ka thënë se shpreson se këto manovra do të ndihmojnë në zhvillimin e marrëdhënieve të mëtejshme ushtarake Rusi – Shtetet e Bashkuara dhe në ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet të dy armatave. Në këtë ushtrim, që zgjatë deri më 3 qershor, po marrin pjesë afro 300 trupa.
XS
SM
MD
LG