Ndërlidhjet

BRUKSEL


NATO-ja tha se është "thellë e shqetësuar" nga dhuna e fundit në Uzbekistanin lindor, ku qeveria tha se e humbën jetën 169 njerëz, ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut dhe partitë opozitare pohojnë se janë vrarë rreth 1,000 njerëz.
Në deklaratën, NATO e dënon përdorimin e "forcës së tepruar dhe joporoporcionale nga forcat uzbeke të sigurisë" për shtypjen e protestave në qytetin Andijan.
Aleanca e përkujton qeverinë e Uzbekistanit se nga vendet anëtare të Partneritetit për Paqe, "pret që t'i përmbushin përkushtimet e tyre për liritë themelore, të drejtat e njeriut dhe vlerat tjera fundamentale".
XS
SM
MD
LG