Ndërlidhjet

PRAGË


"Është e vështirë shtyrja e mëtejme e zgjidhjes së statusit të Kosovës", deklaroi për radion Evropa e Lirë, ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Dimitrij Rupel, njëherit kryesues i OSBE-së.
Rupel tha se Kombet e Bashkuara sivjet do ta paraqesin raportin, i cili do të verifikojë nëse Kosova i ka përmbushur standardet, që paraqesin kusht për fillimin e bisedimeve për statusin e Kosovës.
"Mendoj se ky raport do të jetë aq pozitiv sa që bisedimet apo negociatat për statusin e ardhshëm do të fillojnë. Se ku do të çojnë, tash është vështirë të thuhet. Ekzistojnë ide dhe skenare të ndryshme, por pavarësisht nga gjithë ato, duhet gjetur një përgjigje apo kompromis midis konceptit të pavarësisë, të cilin e kërkojnë shqiptarët në Kosovë, dhe konceptit 'më shumë se autonomi-më pak se pavarësi', të cilin e propozojnë serbët dhe malazezët, tha Rupel, në një intervistë për radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG