Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministri i Jashtëm i Irakut Hoshyar Zebari i ka bërë thirrje Sirisë fqinje t'i pengojë luftëtarët e huaj që nga territori i saj të mos hyjnë në Irak.
Ndërkohë, zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se nuk mund ta konfirmojnë mesazhin e publikuar në internet, për plagosjen e kreut të Al Kaidas në Irak, Abu Musab al-Zarqawi.
Zyrtarët thanë se vazhdon ndjekja e al-Zarqawit, i cili ka pohuar përgjegjësinë për shumë sulme kundër civilëve dhe forcave të sigurisë në Irak.
Shtetet e Bashkuara kanë ofruar 25 milionë dollarë për kapjen apo vrasjen e tij.
XS
SM
MD
LG