Ndërlidhjet

AARE/SUEDI


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, deklaroi se zgjidhja për statusin e ardhshëm të Kosovës "varet shumë nga vlerësimi për zbatimin e standardeve dhe bisedimet e mundshme për statusin e ardhshëm".
Në konferencën me gazetarë, në mbledhjen e ministrave të vendeve anëtare dhe zyrtarëve të lartë të NATO-s, Scheffer, tha se tash për tash nuk mund të thotë se çfarë do të jetë statusi i ardhshëm i Kosovës.
Sekretari i përgjithshëm tha se roli i KFOR-it në Kosovë është që të "krijojë kushte të duhura për procesin aktual politik".
"Një sfidë për të gjithë ne mbetet Ballkani. Në Kosovë ka edhe shumë për t'u bërë lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut, para fillimit të bisedimeve për statusin final", tha Scheffer.
XS
SM
MD
LG