Ndërlidhjet

UASHINGTON


Lideri palestinez, Mahmoud Abbas, do të takohet sot me anëtarët e Kongresit, në ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara, kurse nesër ai do të ketë një takim edhe me presidentin amerikan, George Bush.
Po në Uashington, kryeministri izraelit Ariel Sharon, u zotua dje për bashkëpunim me palestinezët. "Jemi të gatshëm t'i ndihmojmë kryesuesit Abbas sa më shumë që mundemi, përderisa nuk e rrezikojmë sigurinë tonë", tha Sharon, duke u zotuar se do të kërkojë nga kabineti izraelit miratim për lirimin e 400 të burgosurve palestinezë.
XS
SM
MD
LG