Ndërlidhjet

BAGDAD


Krahu i Al-Qaida-s në Irak ka botuar sot në internet deklarata kundërthënëse në lidhje me zëvendësimin e përkohshëm të Abu Musab al-Zarqaëit, për të cilin thuhet se është plagosur. Në një deklaratë thuhej se grupi ka emëruar një zëvendës të përkohshëm, ndërsa në një tjetër më pas, u mohua një gjë e tillë. Ministri i brendshëm irakian, Bayan Baqer Golagh, tha se ai kishte informacione të sigurta që al-Zarqaëi është plagosur.
Ndërkaq, ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se tre të burgosur kanë ikur sot nga burgu Abu Graib, ndërkohë që po vazhdon kërkimi i tyre, me ndihmën edhe të policisë dhe trupave irakiane.
Nga zhvillime tjera, edhe sot është raportuar për sulme në Irak, përfshi vetura bombë dhe vrasje. Ushtria amerikane tha se një fëmijë irakian është vrarë gjatë përleshjeve ndërmjet trupave amerikane dhe kryengritësve, në qytetin verior Tal Afar.
XS
SM
MD
LG