Ndërlidhjet

PRAGË


Kryeministri i Çekisë, Jiri Parubek, është kërcënuar se do t'ia ndalojë presidentit Vaclav Klaus udhëtimet jashtë, derisa ai të mos i ndalë komentet kritike rreth Kushtetutës së Bashkimit Evropian. Qeveria çeke miraton udhëtimet jashtë vendit të zyrtarëve të presidencës, në një proces që deri më tani ka qenë pa mosmarrëveshje. Por, presidenti Klaus ka dëshmuar se është njëri nga zërat më kritikë të Kushtetutës, duke thënë se marrëveshja është një hap i madh drejt një super-shteti i cili do t'i margjinalizojë vendet e vogla si Republika e Çekisë.
XS
SM
MD
LG