Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PARIS


Presidenti francez, Jacques Chirac, i ka bërë një thirrje të fundit bashkqytetarëve të tij për të votuar pro kushtetutës evropiane, duke e cilësuar votën e së dielës si kyçe për të ardhmen e Francës dhe Bashkimit Evropian.
"Evropianët do ta kuptojnë një jo për kushtetutën si jo për Evropën. Kjo do të sjellë një periudhë të ndarjeve, dyshimeve dhe pasigurive. Është iluzion të besohet se një projekt tjetër kushtetute do jetë më i mirë, pasi nuk ka një projekt tjetër dhe Evropa do të shpërbëhet", tha Chirac, në fjalën e tij drejtuar qytetarëve, të cilët sipas anketave të opinionit do të votojnë kundër kushtetutës evropiane. Në mbështetje të presidentit francez, për të nxitur publikun për një votë pozitive për kushtetutën, kanë mbërritur në Francë drejtuesit gjermanë e spanjollë
XS
SM
MD
LG