Ndërlidhjet

PARIS


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder dhe kryeministri spanjoll Jose Luis Rodriguez Zapatero, do të shkojnë sot në Francë, pas thirrjes së fundit të presidentit Jacques Chirak drejtuar qytetarëve për t'i thënë "PO" Kushtetutës së Bashkimit Evropian, në referendumin e së dielës. "Nuk duhet ta gabojmë cakun, vendimi që është para nesh duhet ta lërë prapa traditën politike të ndarjeve. Nuk është vendim as për të djathtët as për të majtët. Nuk është votë për qeverinë, por është për të ardhmen e fëmijëve tuaj, për të ardhmen e Evropës", tha Chirak.
XS
SM
MD
LG