Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

PRISHTINË


Sot në Merdare, autoritetet serbe ua kanë dorëzuar përfaqësuesve të UNMIK-ut, trupat e 64 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Komisioni serbo-malazez për të zhdukurit bëri të ditur se këta trupa janë zhvarrosur nga varreza masive në Batajnicë, afër Beogradit. Ata janë vrarë në Kosovë, në vitin 1999. Para se t'iu dorëzohen familjeve, kufomat do të identifikohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Rahovec, njoftoi Zyra e UNMIK-ut për personat e zhdukur.
Mbi 830 trupa janë gjetur në disa varreza masive në Serbi, nga të cilat deri më tani, vetëm 418 u janë kthyer familjeve.
XS
SM
MD
LG