Ndërlidhjet

PARIS


Rreth 25% e votuesve francezë kanë marrë pjesë në votimet për kushtetutën e Bashkimit Evropian, deri në mesditë. Kjo pjesëmarrje është më e lartë krahasuar me atë në referendumin e vitit 1992, që kishte për synim miratimin e Marrëveshjes së Mastrihtit, në bazë të së cilës u krijua monedha e përbashkët evropiane.
42 milionë votuesit francezë i kanë filluar votimet që dje, në territoret franceze në botë, derisa brenda Francës votimet kanë filluar mëngjesin e sotëm. Sipas anketave të opinionit kundërshtarët e kushtetutës evropian kanë përparësi ndaj mbështetësve të saj. Kundërshtarët e kushtetutës e shohin atë si një model ekonomik shumë liberal dhe që vendos interesat e tregut përpara atyre sociale.
XS
SM
MD
LG