Ndërlidhjet

ATHINË


Autoritetet greke kanë kumtuar sot se nga minat janë vrarë dy shtetas të Gjeorgjisë, gjatë përpjekjeve të tyre që ilegalisht të hyjnë në Greqi nga Turqia. Në këtë kumtesë mëtutje thuhet se incidenti kishte ndodhur mbrëmë më momentin kur ata shkelën në një fuhsë të minave afër qytetit kufitar Kastanies, që është 1000 kilometra në verilindje të Athinës. Kufiri ndërmjet Greqisë e Turqisë është me shumë fusha të minave, me parmakë të dyfishtë dhe me mbishkrime për kujdes në gjuhën greke dhe angleze. Agjencitë e lajmeve raportojnë se Greqia është pikë kryesore transite për imigrantët që synojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian.
XS
SM
MD
LG