Ndërlidhjet

LONDËR


Duke u shprehur lidhur me dështimin e referendumit për Kushtetutën e BE-së në Francë, sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw tha se është koha për të reflektuar lidhur me konsekuencat e këtij zhvillimi. "Është e nevojshme që ne në këtë kohë të reflektojmë lidhur me konsekuencat e këtij votimi në Francë, që ka të bëjë me marrëveshjen kushtetuese, por ka implikime më të gjëra. Pra, duhet të shohim se çfarë lloj reformash sociale, politike dhe ekonomike i duhen Evropës", tha sekretari i jashtëm britanik, Jack Straw.
XS
SM
MD
LG