Ndërlidhjet

MOSKË


Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Gjeorgjisë nënshkruan sot një deklaratë, sipas të cilës, Rusia është dakorduar t'i tërheqë trupat e saj nga Gjeorgjia, deri në fund të vitit 2008. Presidenti gjeorgjian, Mikheil Saakashvili, e ka përshëndetur marrëveshjen, duke thënë se kjo paraqet përfundim të suksesshëm të bisedimeve 10 vjeçare. "Deklarata i parasheh të gjitha detajet e tërheqjes", ka thënë ministri rus Sergei Lavrov, pas takimit me homologun e tij gjeorgjian, Salome Zurabishvili.
XS
SM
MD
LG