Ndërlidhjet

BERLIN


Presidenti izraelit, Moshe Katsav, filloi një vizitë në Gjermani për të shënuar 40 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Pas takimit me homologun e tij, Horst Koeler, ai përshëndeti përpjekjet e Gjermanisë në luftë kundër anti-semetizmit. nesër Katsav do të takohet edhe me kancelarin Schroeder dhe lideren e opozitës konservatore, Angela Merkel, e cila do ta sfidojë Schroeder-in në zgjedhjet e shtatorit. Presidenti Katsav të mërkurën do të vizitojë Monumentin e ri në Berlin kushtuar 6 milionë hebrejve të vrarë nga nazistët.
XS
SM
MD
LG