Ndërlidhjet

LUBJANË


86 vjeçari Mitja Ribiçiq, ish oficer i shërbimit sekret jugosllav, e ka mohuar përgjegjësinë për vrasje masive të sllovenëve në fund të Luftës së Dytë Botërore. Në një intervistë të botuar sot në të përjavshmen "Mladina", Ribiçiq tha se vrasjet hakmarrëse nga anti-fashistët nuk ka mundur të parandalohen. Javën e kaluar Policia e ka akuzuar atë për vrasjen e 234 sllovenëve, në verën e vitit 1945. Ai është njeriu i parë në Slloveni që akuzohet për vrasje të tilla.
XS
SM
MD
LG