Ndërlidhjet

BAGDAD


Përmes një audiokasete të publikuar në internet, Abu Musa Al Zarkaui, kreu i rrjetit të Al Kaidës në Irak, ka hedhur poshtë njoftimet se është plagosur rëndë, por vetëm se ka marrë plagë të lehta në luftimet e fundit.
Zëri në audiokasetë nuk është vërtetuar në mënyrë të pavarur se i takon al Zarakuit, derisa së fundi ka pasur informacione kundërthënëse rreth plagosjes së tij.
Lidhur me zhvillimet e sigurisë së paku dy ushtarë irakianë u vranë mëngjesin e sotëm në Bakuba nga një sulm pranë një pike kontrolli. Nga rrëzimi i dy helikopterëve ushtarakë në incidente të ndara kanë humbur jetën 4 ushtarë amerikanë dhe një irakian derisa në incidentin në Nasirija humbën jetën 4 ushtarë italianë.
XS
SM
MD
LG