Ndërlidhjet

MOSKË


Mihail Khodorovski, ish-shef i kompanisë së naftës "Yukos", është dënuar me 9 vjet burgim. Ai u shpall fajtor për mashtrim dhe evazion fiskal. Po kaq vite burgim iu shqiptuan edhe partnerit të tij, Platon Lebedev. Prokurorët kanë kërkuar nga 10 vjet burgim për të dy, kurse mbrojtësit e kanë cilësuar si fushatë të Kremlinit kundër ambicieve të tij politike.
Kongresmeni amerikan Tom Lantos u tha gazetarëve, para ndërtesës së Gjykatës në Moskë, se ai dhe disa kolegë të tij kanë paraqitur në Kongres një Rezolutë për heqjen e Rusisë nga Grupi G-8. "Shpresojmë të kemi marrëdhënie të mira me Rusinë, por jemi të shqetësuar me trendin e centralizimit të pushtetit gjë që na bën të pamundur të vazhdojmë ta konsiderojmë Rusinë si një vend demokratik", theksoi Lantos.
XS
SM
MD
LG